· Nëpër faqet e buletinit të 3 qershorit 2013 për prokurimet publike, kështu nxjerrjen e anijeve të mbytura në kalatën lindore do ta realizojë një firmë me seli në Kthesën e Kamzës në Tiranë; ja njoftimet më të fundit
DURRËS, 5 qershor 2103 –Spitali Rajonal i Durrësit ka mbetur pa oksigjen mjekësor (gaz), pasi asnjë firmë nuk u paraqit në tenderin e 27 majit 2013; kurse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka anuluar tenderin për ri-instalimin e kamerave në doganën e Durrësit dhe në Porto Romano për mosplotësim të kushteve të kërkuara; ja sesi mes njoftimesh burokratike me gabime trashanike gjuhësore zbulohen fakte interesante.
Për shembull, ditën e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Norvegji, më 7 qershor 2013, Komanda e Forcës Detare Durrës organizon prokurim për blerje gazi të lëngët; por ushtarakët do ta shohin ndeshjen, pasi tenderi zhvillohet ora 14:00!
Për lexuesit e tij “Dyrrah”-u paraqet një përmbledhje të buletinit të fundit të prokurimit publik me njoftime që kanë të bëjnë me qarkun e Durrësit.
Bie në sy se më shumë tenderë organizojnë spitali rajonal, ujësjellës-kanalizimet, autoriteti portual etj.
Tërheq vëmendjen fakti se fitues në tregun e karburanteve kanë dalë kompanitë “Europetrol Durrës Albania” dhe “Kastrati”; e para ka siguruar kontrata me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ALUIZNI-n, Gardën e Republikës.
Autoritetit Portual i shërbejnë Sigma Vienna Insurance Group, Sigal Uniqa Group Austria, INSIG Tiranë dhe Deloitte Albania; por anijet e mbytura në kalatën lindore do t’ia nxjerrë një firmë me seli në Kthesën e Kamzës në Tiranë.
Më poshtë jepen shkurtimisht njoftimet për tenderët e rinj, fituesit e prokurimeve të kaluara dhe rastet e anulimit të procedurave.
TENDERË
Ndërmarrja Shërbimeve Komunale Durrës
me procedurë të hapur kërkon të blejë pjesë ndërrimi për automjete, me një fond 2946235 lekë. Afati për dorëzimin e mallit deri më 31.12.2013. Tenderi më 19 qershor 2013 ora 10:00.
Komanda e Forcës Detare Durrës
Me kërkesë për propozim synon të blejë gaz të lëngët me fond 1247628 lekë. Afati për dorëzimin e mallit deri më 31.12.2013. Tenderi më 7 qershor 2013 ora 14:00.
Komuna Thumanë
Me kërkesë për propozim synon të blejë kosha, me një fond 708333 lekë. Tenderi më 10 qershor 2013 ora 11:00
Spitali Rajonal Durrës
Me kërkesë për propozim, nga të ardhurat dytësore, synon të sigurojë këto objekte nga zjarri, tërmeti, përmbytjet dhe rreziqe të tjera me fond 2916666 lekë. Tenderi më 10 qershor 2013 ora 11:00
Spitali Rajonal Durrës
Me kërkesë për propozim me financim të ISKSH-së, synon mirëmbajtje gjeneratori, kabine elektrike dhe blerje pjesësh për kabinën elektrike, me fond 574075 lekë; loti 1 mirëmbajtje gjeneratorë dhe kabine elektrike) 411 203 lekë, loti 2 për pjesë për kabinën elektrike 162 872 lekë. Tenderi më 7 qershor 2013 ora 11:00
FITUES
“Leka-2007” Shkozet
Bashkia e Kukësit ka shpallur firmën “Leka-2007” Shkozet, fituese të tenderit për blerje kontejnerësh mbetjesh urbane me fond 3000000 lekë, të zhvilluar më 25 prill 2013 ora 10:30. Oferta 2990000 lekë.
Varaku E“ shpk Xhafzotaj
Bashkia Kavajë ka shpallur fituese firmën “Varaku E“ shpk Xhafzotaj të tenderit për rikonstruksion shesh pallati me fond 2213141 lekë, të zhvilluar më 15 prill 2013, ku morën pjesë 5 firma. Oferta fituese 2070141 lekë.
“Kronos Konstruksion” shpk Durrës / Berxullë
Ujësjellës Kanalizime Durrës sha ka shpallur fituese firmën “Kronos Konstruksion” shpk Durrës të tenderit për përmirësimin e furnizimit me ujë të fshatit Rubjekë në komunën e Maminas, me fond 29317253 lekë, ku në tender morën pjesë 9 firma; shumë prej të cilave janë skualifikuar për mungesë dokumentesh. Oferta 19162637 lekë.
“A.L-Asfalt" Xhafzotaj
Ujësjellës Kanalizime Durrës sha ka nxjerrë fituese firmën A.L-Asfalt" Xhafzotaj në tenderin me fond 2660579 lekë për përmirësimin e furnizimit me ujë të fshatit Borç, bashkia e Manzës.
“Gen-alb” shpk
Spitali Rajonal Durrës ka shpallur fituese firmën “Gen-alb” shpk për tenderin e blerjes së kiteve dhe reagjentëve, me fondin 1641660 lekë, të zhvilluar më 1 prill 2013. Oferta 1165300 lekë.
“Swissmed” shpk
Spitali Rajonal Durrës ka shpallur fituese firmën “Swissmed” shpk në një tender tjetër për blerje kitesh dhe reagjentësh, me fond 800000 lekë. Oferta 581200 lekë.
“R & R Group” shpk Tiranë
Parku i Udhëtarëve Durrës ka shpallur fituese firmën “R & R Group” shpk Tiranë në tenderin për blerjen e pjesëve të këmbimit me fondin 7000000 lekë. Oferta 6506825 lekë.
“Doksani-G” shpk Shijak
Komuna e Suçit në Mat ka shpallur fituese firmën “Doksani-G” shpk, Shijak për tenderin me fond 1000000 lekë për punime rikonstruksioni dhe pastrimi në kanalin ujitës Klos-Suç. Oferta 959900 lekë.
“Al – Asfalt” Shijak
Njesia Bashkiake nr. 6 Kombinat Tiranë ka shpallur fituese firmën “Al – Asfalt” Shijak në tenderin, me fond 3592360 lekë për sistemim, asfaltim të rrugës “Ndre Zadeja”. Oferta 3520200 lekë.
“MB Kurti” shpk Lushnjë
Shtëpia e Pushimit e MB Durrës ka shpallur fituese firmën “MB Kurti” shpk Lushnjë për tenderin me fond 2058442 lekë për blerje fruta perime. Oferta 1770020 lekë.
“Trinity Trade Compani” Tiranë
Ujësjellës Kanalizime Durrës ka shpallur fituese firmën “Trinity Trade Compani” Tiranë për tenderin me fond 1905556 lekë për blerje rroba pune. Oferta 1265000 lekë.
“Bolt” Kashar
Ujësjellës Kanalizime Durrës ka shpallur fituese firmën “Bolt” Kashar për tenderin me fond 1460067 lekë për blerje vegla pune. Oferta 1407000 lekë.
Sigma Vienna Insurance Group, Sigal Uniqa Group Austria, INSIG Tiranë
Autoriteti Portual Durrës ka shpallur fitues grupin Sigma Vienna Insurance Group, Sigal Uniqa Group Austria, INSIG Tiranë në tenderin 15830000 lekë për sigurimin e pasurisë 10 PH2013. Oferta 15795000 lekë.
“Rafaelo 2002”, Kthesa e Kamzës
Autoriteti Portual Durrës ka shpallur fituese firmën “Rafaelo 2002”, Kthesa e Kamzës, në tenderin me fond 18240000 lekë për nxjerrjen e anijeve të mbytura në kalatën lindore. Oferta 18057600 lekë.
“Deloitte Albania” shpk Tiranë
Autoriteti Portual Durrës ka nxjerrë fituese firmën “Deloitte Albania” shpk Tiranë në tenderin me fond 5000000 lekë për shërbimin e auditit për vitin 2012. Oferta 1000000 lekë.
“Alstezo” shpk, Fier
Drejtoria e Policisë Durrës ka shpallur fituese në dy tenderë firmën “Alstezo” shpk, Fier (mirëmbajtje e mjeteve të transportit, fondi 1000000 lekë, oferta 992500 lekë; blerje pjesë këmbimi, fondi 2500000 lekë, oferta 2485700 lekë).
“Xhevat Kërtusha” Ishëm dhe “Fatbardh Agolli” Sukth
Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës ka shpallur fituese dy firma, “Xhevat Kërtusha” Ishëm, në tenderin për transportin e nxënësve, që përfshihen në linjën nr. 1 Ishëm me fond 2661120 lekë e ofertë 2660.000 lekë; “Fatbardh Agolli” Sukth në tenderin për transportin e nxënësve, që përfshihen në linjën nr. 3 Sukthit me fond 2.910.600 lekë e ofertë 2.900.000 lekë.
“Kastrati” sha Durrës
Komuna e Helmësit Kavajë ka shpallur fituese firmën “Kastrati” sha Durrës për tenderin e blerjes së nafte eurodiezel, me fondin 610000 leke, të zhvilluar më17 maj 2013 ora 10:00. Oferta me marzh fitimi 15 lekë për litër.
“Kastrati” sha, Durrës
Brigada Logjistike e Ministrisë së Mbrojtjes, Vaqar, ka shpallur fituese firmën “Kastrati” sha, Durrës në tenderin për blerje karburanti gazoil D1 dhe benzinë super pa plumb për mbushjen e nevojave ekstreme të Forcave të Armatosura. Oferta 48783360 lekë me marzh fitimi për gazoil D-1 me 15.4 lekë/litër, kurse për benzinë super pa plumb me 16 lekë/litër.
Kastrati” sha Durrës
Drejtoria e konvikteve të shkollave të mesme ka shpallur fituese firmën “Kastrati” sha Durrës në tenderin me fond 2.592.500 lekë për blerje karburanti për vitin 2013.
“Europetrol Durrës Albania” sha
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpall fitues firmën “Europetrol Durrës Albania” sha në tenderin me fond 666666 lekë për blerje karburanti (benzinë) të zhvilluar më 26.04.2013, ora 9.30. Oferta me marzh fitimi të shprehur në përqindje 16.97 dhe në vlerë absolute 25 lekë/litër,
“Europetrol Durrës Albania” sha Durrës, Krujë,Tiranë
Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) ka shpallur fituese firmën “Europetrol Durrës Albania” sha Durrës, Krujë,Tiranë për blerje karburanti me ofertë 1200000 lekë.
“Europetrol Durrës Albania” sha Durrës, Krujë,Tiranë
Garda e Republikës ka shpallur fituese firmën “Europetrol Durrës Albania” sha Durrës, Krujë,Tiranë në tenderin për furnizime me karburante 12422472,5 lekë.
“Lekli ” shpk Durrës
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shpallur fituese firmën “Lekli ” shpk Durrës në tenderin për blerje e përqendruar nga Ministria e Shëndetësisë (medikamente dhe citostatikë) për QSUT-në për nevoja emergjente.
ANULIME
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Anulon prokurimin për ri-instalimin e kamerave në doganën e Durrësit dhe në Porto Romano, të zhvilluar më 6 maj 2013, për mosplotësim të kushteve të kërkuara.
Spitali Rajonal Durrës
Anulon tenderin për mirëmbajtje dhe blerje pjesësh këmbimi, goma, bateri etj. me fondin 1379950 i zhvilluar më 13 maj 2013 për skualifikim të pjesëmarrësve; tenderi për blerje oksigjen mjekësor (gaz) me fond 406800 lekë i zhvilluar më 27 maj 2013 ora 11:00, anulohet për mungesë ofertash.
Autoriteti Portual Durrës
Anulon tenderin për riparimin e bigës së elektrovinçit nr. 22, me kapacitet 15 tonë, parashikuar për t’u zhvilluar më 30 maj 2013 ora 10.00, për arsye objektive.
Burimi: Buletini 3 qershor 2013 Agjencia e Prokurimit Publik
/Përpunoi të dhënat th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





