Duket se këngët kundër politikës në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit po vijnë e shtohen me afrimin e votimeve.
Sëfundi Arteda dhe EnE kanë krijuar këtë këngë që po bën xhiron e internetit.
Fushata zgjedhre në Shqipëri është hapur, secila parti prezantoi kandidatët dhe planet e punës së tyre, por sa më shumë afrohen zgjedhjet, po shtohen dhe këngët e fushatave elektorale.
Arteda ft EnE – Mjaft më me ju (Est Modus In Rebus)
Prej vitesh keni marrë pushtetin në duart tuaja,
çdo gjë që ishte jona, tani është thjesht juaja…
mashtrime, gënjeshtra, imazhe të përdala histori tradhëtarësh,
që rrëshqasin porsi ngjala, ju njerëzit e pushtetit,
ju rrënojat e këtij vendi, ju që përdhunuat imazhin e këtij shteti…
sa kohë u desh vallë e sa kohë do të na duhet,
për t’u vetëndërgjegjësuar se me ne po luhet,
me ëndrrat e një toke që nuk mban dot më,
me ëndrrat e një populli që nuk bën dot zë…
s'e di … ne fakt, s'e kuptoj pse jemi ketu…
kush e ka fajin ne apo ju ??!!! ….
ne që ju zgjodhëm, që ju hipëm në pushtet,
e më pas ju lamë të luanit ashtu siç dinit vetëapo ju që dolet nga diktaturë e dështuar,
dhe luajtët me Shqipërinë si zari nëpër duar??!!!!…
ju të korruptuar, ju njerëz të krimit,
ju banditë pa emër, ju mjeshtër të aktrimit,
sa mirë, e kaluat, dhe 21 janarin,
Gërdecin , 7-përqindshin dhe 3 milionë pazarin,
ju të pandëshkueshmit, bij të korrupsionit,
që bëtë atë që deshët, dhe ashtu siç e donit,
ju që visheni me flamuj, si të atdhedashuruar
që s'late pjesë të kësaj toke, pa vjedhur e shkatërruar,
ju që blini votat me bashkëpunëtorë mafiozë,
ju që pushteti ju ka çuar në overdozë….
ju që lavdëroheni, që jeni si korleone,
ku askush nuk i ngjan dot një Giovanni Falcone….Hej, kjo është koha ku nuk durohet dot më,
kjo është koha ku nuk heshtim dot më….
me një popull që nuk bën dot zë,
në një tokë që nuk mban dot më… !!!S'din më si t'ju quash, maxhorancë a opozitë,
porsi gjarpri lëkurën, ju ndërroni partitë,
porsi hajdutë të ndershëm, vidhni me buzëqeshje,
por kur ju vjedhin ju bëni greva e përleshje,
shani qeverinë, çirreni e mallkoni,
përdorni gjithçka mundeni, vetëm të fitoni,
marrëveshje interesash, kurthe e shtirje imorale,
e pas shumë goditjesh pas shpine, bëheni pjesë të një pale,
sa shumë do doja të arrija t'ju dalloja,
ju të gjithë politikanë dhe politika juaj,
që shkelni mbi kushtetutën, porsi pushtues të huaj,
ju që këtë shtet e bëtë simbol të një dështimi,
ku të jesh militant mbetet e vetmja rrugë shpëtimi….
hej, kjo është koha ku nuk durohet dot më,
kjo është koha ku nuk heshtim dot më,
se jemi një gjuhë, një popull, një e vërtetë,
po ne jemi shteti, ne jemi shteti vetë…Mjaft më kemi pritur, u lodhëm duke pritur,
çfarë thotë Amerika, çfare thotë Europa,
ishin zgjedhje të ndershme, apo u vodhën vota …
për sa kohë akoma do mbetemi fëmijë,
të na tregojë bota se çdo të thotë liri,
të na tregojë bota se meritokracia,
është një nga vlerat më të medhaja që ka demokracia…Mjaft më me ju, u lodhëm duke ju dëgjuar
mjaft më me ju, mjaft na keni turpëruar …
se çdo individ është një shpresë,
e çdo shpresë është një dashuri e re,se e ardhmja e këtij vendi jemi të gjithë ne…!!!
hej hej, kjo është koha ku nuk durohet dot më,
kjo është koha ku nuk heshtim dot më,
me një popull që nuk bën dot zë,
në një tokë që nuk mban dot më!!!
g . falcone
arteda…!!!





