LONDER 5 qershor 2013 – Policia britanike ka nisur të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare për kërkimin e “grekut” që besohet se ka vrarë një këmbësor duke e përplasur me makinë.
Ricky Burlton, 20 vjeç nga Londra humbi jetën pas aksidentit më 4 qershor të vitit 2010.
Shoferi i makinës – që besohet se është greku Georgios Tsoulos – u arratis nga spitali dhe policia beson se ai fshihet në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.
Polica beson se autori është 34-vjeçari Alexi Shyti.
Gjatë marrjes në pyetje pas aksidentit, Shyti kishte shenja dëmtimi në fytyrë.
Hetuesi thotë se 34-vjeçari është larguar nga spitali me dëmtim në sy.
Hetimi i ndërlikuar
Kur oficerët e policisë shkuan në shtëpinë e tij në Herford, ai ishte zhdukur. Policia vërtetoi se dokumentet e tij greke ishin false dhe se jeton ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Pas tre vitesh nga aksidenti, policia beson se Shyti jeton në Fier në Ngraçan dhe po punojnë me autoritet shqiptare për ta gjetur.
Policia britanike thotë se 34-vjeçari ka ende lidhje me njerëz që jetojnë në Londër dhe se ata mund të japin informacion të dobishëm.
Por ata besojnë se mund ta gjejnë Shytin me anë të shenjave në fytyrë që mori nga aksidenti.





