FUSHË LABINOT, 5 qershor 2013 – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorë në Labinot Fushë ku dëgjoi probleme të tyre tek ajo që e ka cilësuar tashmë si “Këndi i Fjalës”.
Lidhur me pyetjen se çfarë do të bëjë PS për punësimin, Rama tha se ka zgjidhje sidomos për administratën publike.
“Ne nuk jemi në fushatë elektorale që të tregojmë përralla e të bëjmë propagandë. Shkop magjik ne nuk kemi, përralla nuk tregojmë si gjyshi me jelek që thotë, do punësohen të gjithë, pa pikën e turpit. I thotë popullit kemi hapur 200 mijë vende pune do hapim 250 mijë të reja, ndërkohë që INSTAT thotë kanë humbur 51 mijë vende të reja pune. Për ata që e kanë diplomën janë 2 rrugë. Ripërtëritjen e sektorit publik, të konkurrojnë për administratë dhe rritje të sektorit privat. Në sektorin publik të kemi konkurrencë dhe të kemi njerëz që japin kontribut dhe jo robërisë politike futu në punë se je i joni. Por të hapim kapitull normal që njerëz sipas meritës të punësohen me konkurse, por shkop magjik këtu nuk ka”- tha Rama.





