Një burrë kinez, i cili shkoi për t’u vizituar te mjeku, sepse kishte barkun e fryrë, rezultoi se në të vërtetë ishte grua.

66-vjeçari, i cili ka edhe mjekër, e kishte jetuar tërë jetën e tij si një mashkull, por mjekët në Hong Kong i thanë se fryrja e barkut shkaktohej nga një kist ovarian.

Analizat e bëra zbuluan se pacienti pësoi dy çrregullime të rralla gjenetike që nuk mund të diagnostikoheshin te meshkujt.

Ata treguan se pacienti vuante nga sindromi Turner, një çrregullim gjenetik që prek rreth 1 në 2.000 vajza dhe nga hyperplasia kongjenitale në veshkave, çrregullimi i fundit rrit hormonet mashkullore tek femrat.

Sindromi Turner zakonisht shkakton probleme me çrregullimin e kromozomeve dhe rrezikon që femrat që preken nga kjo sëmundje të mos lindin dhe të jenë më të shkurtra se normalisht.

Hyperplasia kongjenitale e veshkave prek një 1 në rreth 15.000 femra pas lindjes, duke rritur kromozomet mashkullore. “Mësohet se pacienti ishte rritur jetim dhe ai nuk ka një gjatësi normale, sepse pas moshës 10-vjeçare ai nuk u zgjat më. Pacienti gjithashtu nuk kishte asnjë nga testikujt dhe kishte një mikropenis", sipas raportit të revistës mjekësore.

Vajzat që vuajnë nga këto sindroma kanë organe normale riprodhues, por mund të vuajnë nga problemet e pjellorisë.

Shtatë mjekët, shkruan në revistën mjekësore, se pacienti do të vazhdojë të jetojë si një mashkull dhe mund të trajtohet me zëvendësim të testosteroneve.