Këngëtarja Tulisa Contostavlos i është mburrur një mashkulli në Londër se mund t’i sigurojë drogë.
Ajo e ka bindur atë se i njeh shpërndarësit e drogës, por Tulisa nuk e ka ditur se biseda e tyre po incizohej.
“Gjysma e meshkujve që i kam në regjistrin e telefonit, janë mafiozë. Vetëm më thuaj se çfarë dëshiron dhe do ta kesh”, i ka thënë ajo.
Ky person, i cili ishte gazetar në detyrë të fshehtë, i ka kërkuar asaj kokainë. Tulisa i ka treguar atij se me shitësit e drogës, ajo flet me shifra.
“Kur kam nevojë për kokainë, u them që sa më shpejt të më sjellin ëmbëlsira”, ka rrëfyer ajo.
Edhe pse miqve të saj u siguron drogë, ajo ka thënë se kurrë nuk ka përdorur vetë. Gazetari incizimin e ka dorëzuar në polici.





