TIRANE, 5 qershor 2013 – Një diplomat i ambasadës polake në Tiranë u përplas sot në mesditë nga një automjet në rrugën e Mulletit, periferia lindore e kryeqytetit.
Diplomati, emri i të cilit ende nuk dihet, ishte duke udhëtuar me motorr në zonën e Mulletit kur është përplasur nga një automjet.
Diplomati është dërguar në spital nga ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë.
Policia rrugore po heton mbi shkaqet e aksidentit.





