– Dy ditë pas votimeve të 23 qershorit, u shiten në ankand pasuritë e patundshme borxhlinjve të bankave me çmime 15 për qind më të lira se tregu, që variojnë nga 9767.8 në qytetin e Krujës deri në 1955 lekë metri katror në Katund të Ri
TIRANË, 5 qershor 2913 – Dy-tri ditë pa votimeve të 23 qershorit, u shiten në ankand pasuritë e patundshme kreditorëve të bankave me çmime 15 për qind më të lira se tregu, që, sipas përllogaritjeve të “Dyrrah”-ut, variojnë nga 9767.8 në qytetin e Krujës deri në 1955 lekë metri katror në Fshatin Rinia të Katundit të Ri.
Agjencia e Trajtimit të Kredive ka shpallur për shitje me anë të ankandit pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, të cilat u janë sekuestruar debitorëve nga zyrat e përmbarimit.
Meqenëse kanë dështuar shumë ankande, parlamenti vendosi shitjen nën çmimin e tregut të pasurive të paluajtshme të kreditorëve.
Më 25 dhe 26 qershor 2013, fill pasi kanë mbaruar votimet dhe pa u shpallur rezultati kredimarrësit dhe kredidhënësit do të paraqiten në ankande për shitjen e tokave apo objekteve.
Kështu më 25 qershor, në orën 12 në Agjencinë e Trajtimit të Kredive zhvillohet ankandi i dytë për herë të parë me 15 për qind ulje për një mijë metra katrorë tokë arë me numër pasurie 74/15,volumi 6, faqe 56, zona kadastrale 3184, në Fshatin Rinia të Katundit të Ri, ku vlera fillestare e ankandit është 1955000 lekë (1955 lekë metri katror); më 26 shkurt 2013 ky ankand ka dështuar pasi vlera fillestare ishte 2300000 (2300 lekë metri katror).
Po më 25 qershor 2013, në orën 13, zhvillohet ankandi i dytë për herë të parë me 15 për qind ulje për pasurinë me numër N-7/273, ish-baxho plus reparti i pijeve alkoolike, me sipërfaqe 309.9 metra katrorë që ndodhet në qytetin e Krujës, ku vlera fillestare e ankandit është 3028000 lekë (9767.8 lekë metri katror); më 26 shkurt 2013 ky ankand ka dështuar pasi vlera fillestare ishte 3562500 (11492 lekë metri katror).
Në të njëjtën datë, 25 qershor 2013, dhe në të njëjtën orë, 13, zhvillohet ankandi i parë me vlerë të kontabilizuar për tokë arë me sipërfaqe 7210 metra katrorë me numër pasurie 15459, zona kadastrale 1615 vol 4. faqe 108 me sipërfaqe 7263 metra katrorë, në Metallë, komuna e Maminasit, ku vlera fillestare e ankandit është 10564364 lekë (1454.5 lekë metri katror).
Kurse më 26 qershor 2013, ora 10, zhvillohet ankandi i dytë për herë të parë me 15 për qind ulje për tokë arë, me numër pasurie 1340, zona kadastrale 1924 vol 3. faqe 127 me sipërfaqe 2020 metra katrorë në Hamallaj, bashkia e Sukthit, ku vlera fillestare e ankandit është 1731140 lekë (857 lekë metri katror).
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





