ITALI, 5 qershor 2013 – Një fëmijë 3-vjeçar ka gjetur vdekjen nga i nxehti pasi për 8 orë me radhë u harrua nga i ati në makinë.

Ngjarja tragjike e pazakontë ka ndodhur në periferi të qytetit të Piacencas në Italia, ku protagonist është bërë 39-vjeçari, Andrea Albanese.

39-vjeçari ka dalë në mëngjes me makinë së bashku me fëmijën e tij në sedijen e pasme.

Ai duhet ta dërgonte atë në kopsht, por gjatë rrugës ka harrur dhe ka shkuar direkt në vendin e tij të punës, në një restorant ku punonte si kuzhinier.

3-vjeçari ka qëndruar i mbyllur në automjet për 8 orë duke gjetur vdekjen si pasojë e nxehtësisë.

Në një intervistë mjeku shpjegon: "Nënat gjithmonë, por veçanërisht në vitet e para të jetës, kanë disa lloje sensori biologjik, gjenetik, i cili i çon ato për t’u kujtuar për fëmijët e tyre në çdo rast edhe në situatat e stresit të lartë çdo ditë.Vetëm mendoni një shembull klasik: nëse foshnja qan nëna zgjohet ndërsa babai i tij vazhdon të fle. Kudo që është nëna, ka në mendje jetën e fëmijëve të saj edhe në vende me shumë njerëz, për shembull, kur ajo punon, ajo krijon një pushim total për t’ju përkushtuar jetës familjare."