Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Isaraj u përpoq të aksidentonte zëdhënësen e Kryeministrit.

Siç bën me dije Erla Mëhilli në facebook, një makinë, me vetëdije të plotë iu afrua dhe pasi pa kush ishte në makinën e saj tentoi t’i nxjerrë nga rruga, ndërsa po udhëtonin për në një aktivitet elektoral të kryeministrit.

“Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai. As që dua ta di as për të vëllain që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha”,- shkruan Mëhilli në “Facebook”. 

Në dalje të Fierit makina është ndaluar nga policia dhe ka identifikuar se shoferi i makinës ishte Arben Isarai, i cili e ka pohuar situatën edhe vetë.

“Me siguri nuk kontrollon dot inatin që Rama nuk e ka vënë deputet. Këto i presim nga vëllai i tij, jo nga ai që është deputet dhe ka qenë Ministër i Brendshëm” shkruan zëdhënësja e kryeministrit në statusin e saj në Facebook.