DURRËS, 3 qershor 2013 – Ditën e djeshme me datë 02.06.2013 nga ana e policisë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M.L., 15 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi penal në gjendja të lirë ndaj shtetasit 15 vjeçar u krye, pasi rreth orës 13.00 të po kësaj dite, në lagjen Nr. 10 Durrës, është kapur në flagrancë me një çantë, në të cilën kishte sende të dyshuara si të vjedhura apo të destinuara për të kryer vjedhje si matesa uji, koka celësash te kalibrava të ndryshëm, etj.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga ana e policisë materialet iu përcollën Prokurorisë Rrethit Durrës për veprën penale të vjedhjes.





