DURRËS, 3 qershor 2013 – Ditën e premte me datë 31.05.2013 rreth orës 22.00, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ergest Sejdini, 29 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2013, rreth orës 20.30, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë në pjesën e pasme të trupit shtetasin me iniciale K.J., 16 vjeç, banues ne Durrës, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës thika.
Mbi 29 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprës penale ”Plagosje e lehtë me dashje”.





