Probabiliteti ishte 1 në 500 mijë, por Karen Rodger dhe i shoqi Colin ja dolën.

Këta dy prindër skocez sollën në jetë çiftin e tretë të fëmijëve binjakë, pas dy të parëve.

Rowan dhe Isla, lindën në 29 maj në Southern General Hospital në Glasgow.

Dy prindërit siç raportohet ishin në qiellin e shtatë, ashtu si katër binjakët e tjerë të çiftit, Lewis dhe Kyle të cilët aktualisht janë 14 vjeç dhe Finn dhe Jude të cilët janë 12 vjeç.

“Nuk mund ta besoja. Nuk më kaloi për asnjë moment ndërmend që do të lindja sërish binjakë”, deklaroi 41 vjeçarja, nënë e tre palë fëmijëve binjakë.

Ndërkaq Colin shprehet, “Mendova se ishte shaka dhe menjëherë iu përgjigja se nuk ishte zbavitëse. Por sapo mbërrita në shtëpi mësova se ishte gjithçka e vërtetë”.

Tashmë familja është e lumtur dhe nuk ngurron të fotografohet bashkë me binjakët e fundit.