DURRËS, 3 qershor 2013 – Kandidatët për deputetë të së majtës durrsake kanë zhvilluar një takim, sipas zëdhënësit të fushatës së selisë rozë “me qindra banorë të Katundit të Ri”, kanë shprehur bindjen e të gjithë kësaj zone se edhe në Katundin e Ri vota në 23 qershor do të jetë për programin e Rilindjes dhe për Edi Ramën kryeministër.

Takimin e ka përshëndetur anëtari i kryesisë së PSSH dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili deklaroi se pikërisht ky entuziazëm i banorëve të Katundit të Ri tregon se kjo zonë nuk është bastion i PD-së, por bastion i qytetarëve që kërkojnë një jetë më të mire, ndaj do të votojnë për të ardhmen e tyre duke votuar PS dhe për Edi Ramën kryeministër.

Deputeti Blendi Klosi deklaroi se vota për të majtën është votë për rimëkëmbjen e Katundit të Ri, për rimëkëmbjen e qarkut të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë dhe se programi i Rilindjes do të rilindë fshatin shqiptar, duke premtuar për roindjen e fahstit. Beqaj tha se PS-ja do të realizojë pajisjen brenda mandatit të çdo fshatari me certifikatën e pronësisë së tokës. Kandidati shtoi: “Ne do të 5-fishojmë financimin publik për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë”.

Ndërsa kandidati për deputet Ilir Beqaj u shpreh se qeveria socialiste realisht do të ndryshojë jetën e banorëve të Katundit të Ri dhe të të gjithë vendit.

Beqaj u tha fshtarëve të Katundit të Ri:

“Ne do të heqim akcizën e naftës, taksën e qarkullimit dhe TVSH mbi to. Imputet bujqësore janë të shtrenjta. Për të ulur kostot e tyre ne do të heqim dhe reduktojmë TVSH. Për plehrat, farërat, fidanët, vaksinat e blegtorisë, materialin gjenetik mbjellës. Ne do të garantojmë sigurinë e imputeve bujqësore. Plehra kimikë me të gjithë përbërësit aktivë, fidanë cilësorë, material mbjellës gjenetik cilësor. Uji në parcelë është programi ynë ambicioz. Do të investojmë në 4 vite 160 milionë dollarë për të rimëkëmbur sistemin e kullimit e të vaditjes. Fshatarët punojnë me shumë mundim, por shpesh herë prodhimi nuk del në treg. Ne do të hapim rrugët e daljes së prodhimit në treg. Do të mbështesim ngritjen e një rrjeti qendrash grumbullimi, ruajtjeje dhe tregtimi me shumicë të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Qendrat do të kenë kapacitete frigoriferike për ruajtje afatgjatë. Do të realizojmë plotësisht programin e rilindjes për fshatin duke e rimëlëmbur atë plotësisht”.

Kandidati për deputet i PS Gentjan Bejko deklaroi se Katundi i Ri ashtu si i gjithë qarku i Durrësit do të votojnë PS dhe Edi Ramën dhe fitorja në Durrës do t’i bashkëngjitet fitores në të gjithë Shqipërinë për të rilindur vendin.

Takimin e kanë përshëndetur edhe pjesëtarë të tjerë të ekipit durrsak të Rilindjes si Klodiana Spahiu, Sokol Sula, Shkëlqim Troplini, Gëzim Agasi, Erald Hasanaj Esmeralda Shkjau të cilët kanë theksuar se programi i PS do të rilindë vendin.