ELBASAN, 3 qershor 2013 – Një kamion është grabitur nga tre persona në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas policisë shoferi i kamionit në e ngjarjes kishte parkuar mjetin anës rrugës dhe kishte hyrë në një lëndinë me bar, për t’u çlodhur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur 3 persona kanë hyrë me forcë në kamionin me targa DR8727E, dhe kanë marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra që ndodheshin në makinë.
Pak orë pas ngjarjes, policia arriti të identifikojë grabitësit dhe bëri të mundur arrestimin e dy prej tyre, ndërsa shpalli në kërkim të tretin.
Mësohet se të arrestuarit janë Kledio Muçollari dhe Andi Çibuku, të dy nga qyteti i Durrësit.
Identiteti i grabitësit të tretë nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.





