“Ndihem shkëlqyeshëm”. Kështu është shprehur aktorja hollivudiane Angelina Jolie në daljen e saj publike pasi hoqi gjoksin për t’i shpëtuar sëmundjes së kancerit, që 6 vite më parë i mori jetën mamasë së saj. Ajo sëbashku me Brad Pitt është shfaqur në premierën e filmit ku luan Pitt në Londër.

Ajo zgjodhi të mos marrë pjesë në funeralin e tezes së saj për të qënë në Britani dhe për të mbështetur Brad Pitt në premierën e filmit të tij të ri kushtuar Luftës së Parë Botërore.

Dhe Angelina Jolie sigurisht e bëri këtë me stil të dielën në mbrëmje kur ajo bëri edhe paraqitjen e saj publike pasi iu nënshtrua një operacioni ku hoqi gjoksin.

Kështu Jolie ishte një prej emrave më të mëdhenj të Holliwood-it të eci në tapetin e zit ë premierës së filmit ku interpreton Brad Pitt.

Angelina ishte veshur një fustan të zi të markës Yves St Laurent deri në fund të këmbëve, ndërsa Pitt dukej i veshur me kujdes në një kostum me një bluze e cila nuk ishte zgjedhur rastësisht.Vetëm disa ditë më parë Jolie u njoftua se funerali i tezes së saj ishte në të njëjtën kohë me premierën e filmit të Pitt por ajo vendosi të jetë përkrah njeriut të zemrës

Aktorja 37-vjeçare njoftoi ditë më parë se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e gjinjve, përmes metodës që në gjuhën mjekësore njihet si masektomi.

Vendimin e kishte marrë pasi analizat gjenetike që përcaktojnë rrezikshmërinë që i kanoset një personi për t’u prekur nga kanceri, treguan se ajo  ishte 87% e rrezikuar nga kanceri i gjirit dhe 50% në vezore. Ajo ishte mbartëse e genit kancerogjen BRCA 1, të trashëguar nga e ëma Marcheline Bertrand.

Procesi nisi në shkurt dhe përfundoi në prill kur aktorja  kreu operacionin e fundit plastik për gjoksin.

Aktorja me këtë veprim ka inkurajuar gratë dhe vajzat në të gjithë botën, t’u nënshtrohen testeve për të zbuluar dhe parandaluar rrezikun që u kanoset nga kanceri, një sëmundje që çdo vit u merr jetën miliona njerëzve. Prandaj dhe në këtë premierë në Londër aktorja është pritur si një heroinë nga fanset e saj.