TIRANE, 2 qershor 2013 – Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka bërë publikë edhe emrat e tetë lojtarëve tjerë që do të luajnë në sfidën e rëndësishme kualifikuese ndaj Norvegjisë.
Listës prej 18 lojtarëve i janë shtuar edhe Hamdi Salihi, Emiljano Vila, Valdet Rama, Vullnet Basha, Ergys Kaçe, Amir Abrashi, Elseid Hysaj dhe Ilir Berisha, dhe tash lista është e kompletuar me 26 futbollistë.
Për katër lojtarët e rinj (V.Basha, I. Berisha. A.Abrashi dhe V.Rama) duhet të pritet leja për aktivizimin e tyre.
Kuqezinjtë renditen të tretët në Grupin E, në kuotën e nëntë pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani, aq sa ka edhe Islanda.
Grupin e udhëheq Zvicra me 11 pikë.





