Investimi 86 mln $ nuk zgjidh përfundimisht problemet

DURRËS, 2 qershor 2013 – Një fond prej 86, 4 milion dollarësh parashikohet të investohet për një linjë të dedikuar ujësjellësi vetëm për qytetin e Durrësit. Investimi do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe rrjetin e amortizuar të kanalizimeve të ujërave të zeza, po nuk do t’i zgjidhë përfundimisht problemet. Projekti që pret të miratohetështë hartuar nga kompania COËI. Në Durrës, është prezantuar dhe diskutuar në publik raporti i vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social të projektit, i financuar nga Banka Botërore. Gjatë diskutimit ka dalë në pah 

Jo vetëm ndërtimi i një linje të dedikuar ujësjellësi për qytetin e Durrësit me 210 mijë banorë, por edhe ndërtimi i linjës dytësore të rrjetit të ujërave të zeza mund të marrë zgjidhje nga zbatimi i projektit. Kjo do të çonte në shmangjen e përdorimit të pjesës më të madhe të gropave septike në ndërtesat e shumta të ngritura në lagjet periferike dhe bregdet. 10 milion dollarë është parashikuar që të investohen për sistemimin e kanalizimeve ekzistuese.

Gjithsesi, pjesën kryesore të projektit e zë ndërtimi i linjës së dedikuar të ujësjellësit e cila do të shtojë prurjen në Durrës me 600 litra për sekondë, si dhe administrimi i ujit të konsumuar për të shmangur humbjet në rrjet. Afro 40 mijë matës të rinj pritet të instalohen gjatë zbatimit të projektit.

28 pronarë që preken nga zbatimi i projektit është kërkuar që të shpronësohen nga Qeveria dhe të kompensohen me vlerën e tregut.

Problematika

Durrësi ka pasur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm edhe gjatë periudhës së diktaturës, po në mesin e viteve ’90 qyteti njohu një rritje të ndjeshme. Lëvizja e lirë demografike krijoi zona të reja banimi dhe mbipopullim të atyre ekzistuese. Zonat periferike nisën të popullohen me shpejtësi dhe mijëra ndërtime, shumë prej të cilave ende të paligjshme u ndërtuan pa asnjë planifikim fillestar urban. Shumë prej këtyre shtëpive u vetintegruan përmes lidhjeve të jashtëligjshme me rrjetet e energjisë elektrike dhe ujësjellësit, ndërsa vetëm një përqindje e ulët e këtyre ndërtesave kanë lidhje me kanalizimin e ujërave të zeza. 

Po jo vetëm periferia. Edhe lagjet e hershme të qytetit kanë pësuar një zhvillim të madh me ndërtimin e godinave shumëkatëshe, në vendet ku dikur ngriheshin shtëpi të ulta. Një tjetër zhvillim të pakontrolluar ka njohur edhe bregdeti, që pothuajse është betonizuar nga mania e njerëzve për të pasur një apartament, vilë pushimi apo biznes për qëllime fitimi buzë detit. Pallate, vila, bar-restorante kanë lulëzuar ngado, duke rritur ndjeshëm kërkesat për ujë dhe nevojën për t’u lidhur me rrjetin e kanalizimeve. 

/v.q. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/