POGRADEC, 2 qershor 2013 – Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me elektoratin e njësisë 3 në Tirane, ku ka prezantuar edhe kandidaten e PR-së Deni Turhami.

Gjatë këtij takimi, Mediu theksoi se Partia Republikane kontribuon në “Aleancën për punësim Mirëqënie dhe Integrim” me ide dhe njerëz të shkëlqyer.

Duke u ndaluar në shenjtërinë e prones, si një prej kolonave bazë mbi të cilat është ndërtuar programi i Partisë Republikane, Mediu theksoi se pa zgjidhjen e çështjes së pronës nuk ka zhvillim ekonomik dhe të ardhme evropiane për Shqipërinë.

Gjithashtu Kryetari i PR ka zhvilluar një takim edhe me peshkatarët e Pogradecit të cilëve u ka folur për ligjet dhe inisiativat që janë ndërmarra nga inistitucioni që ai kryeson në favor të peshkatarëve dhe mbrojtjes së ekonomisë së tyre familjare.

Gjatë këtij takimi,Mediu theksoi se ka ardhur koha që zëri i peshkatarëve të mos jetë sporadik, por edhe ata vetë të jenë të organizuar në ide dhe projekte konkrete, në mënyrë që edhe qeveria ta ketë më të lehtë për t’i financuar dhe mbështetur.