KURBIN, 2 qershor 2013 – Një person është prangosur nga policia në Kurbin pasi ka tentuar të grabisë një furgon.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit ku Altin Ruci i maskuar dhe me armë ka tentuar të grabisë një furgon që transportonte qumësht dhe drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Murati.
Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e policisë e cila parandaloi grabitjen si dhe arrestoi edhe Rucin.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.





