DURRES, 1 qershor 2013 – Një fëmijë 4-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Durrës pas një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Fllakën me qytetin Rinia, gjatë kohës që fëmija ndodhej në rrugë duke luajtur sëbashku me disa fëmijë të tjerë. 

Aksidenti është shkaktuar nga automjeti tip BMW me targa AA 092 EK,  i cili drejtohej nga Arbër Buqeta 19 vjeç, ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur 4-vjeçari Olti Ndoj nga Shën-Vlashi.

Mësoshet se drejtuesi i automjetit ka shoqëruar për në spital menjëherë pas aksidentit fëmijë, por pa mundur ta shpëtojë, pasi ka ndërruar jetë me të mbërritur në spital.

19-vjeçari  është vetdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë vdekjen e një fëmije.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/