Pas pozimit me pistoletë , zëdhënësja e PD-së këtë herë pozon me një thikë.

E veshur me një fustan të kuq të ndezur, të ngjashëm me një veshje karakteristike që përdoret në Kinë, zëdhënësja bukuroshe e PD-së ka pozuar në foto me një shpatë të cilën e ka kafshuar.

Kjo nuk është fotoja e parë e 26- vjeçares, e cila është edhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

Pak ditë më parë, në media u publikuan fotot e saj duke luajtur me armë zjarri.

Në një prej fotove, zëdhënësja e PD-së do të pozonte me një pistoletë në dorë.

Vetë Laura është shprehur se fotografia mbetet një pasion i saj.