DURRES, 1 qershor 2013 – Deputetja e PS-së Klodjana Spahiu ka vizituar fëmijët e shtëpisë së foshnjës në Durrës.
Spahiu u ka shpërndarë fëmijëve jetimë dhurata e ëmbëlsira të ndryshme me rastin e 1 Qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve.
Deputetja Spahiu ka shfrytëzuar këtë rast për t'u bërë një apel pushtetarëve dhe të gjithë shoqërisë për të treguar akoma më shumë kujdes për fëmijët dhe sidomos për fëmijët jetimë:
“Kjo ditë duhet të shërbejë si një apel për të gjithë pushtetarët për të treguar sa më shumë kujdes e dashuri për fëmijët. Ne jemi në shtëpinë e foshnjës në Durrës ku Bashkia e Durrësit ka krijuar kushte shumë të mira për këta fëmijë jetimë, por nevojitet që të gjithë pushtetarët pa përjashtim dhe e gjithë shoqëria të tregojë sa më shumë kujdes e dashuri për këta fëmijë.”
Spahiu është interesuar për këta fëmijë vazhdimisht pasi shumë shpesh ajo viziton shtëpinë e foshnjës si dhe institucione të tjera për fëmijë në Durrës duke u shpërndarë dhurata fëmijëve dhe duke u interesuar në vijimësi edhe për shëndetin e tyre.





