TIRANE, 1 qershor 2013 – Një grua në moshë të thyer është hedhur kati i gjashtë i një pallati që gjendet tek vendi i quajtur Pazari i Ri në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, kur policia u sinjalizua se një trup gjendej poshtë pallatit tek Pazari i Ri, në soletën e tarracës së katit të parë të godinës.
Viktima është identifikuar si 65 vjeçarja Mariana H., e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
E ndjera u gjet në soletën e tarracës së katit të parë të godinës, bëjnë të ditur burimet policore.
Dyshimet e para flasin për një hedhje të gruas 65 vjeçare, por hetimet do të vazhdojnë.
Paraprakisht dyshohet se gjendja depresive e ka shtyrë 65 vjeçaren në vetëflijim.





