IRAK, 31 maj 2013- Dhjetëra njerëz janë konfirmuar të vdekur nga dhuna e së enjtes në Irak.
Shumica e sulmeve kanë ndodhur në Bagdad dhe kanë marrë së paku 25 jetë njerëzish.
Në Mosul, gjashtë persona kanë humbur jetën në dy sulme me bomba.
Guvernatori i provincës Anbar i ka shpëtuar atentatit, pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar konvojin e tij.
Iraku ka përjetuar rritje të sulmeve që nga fillimi i vitit.
Kjo ka thelluar shqetësimet për ripërtëritje të dhunës sektare, e cila në vitet 2006-2007 ka vrarë mijëra njerëz.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Martin Kobler, u ka bërë thirrje udhëheqësve irakianë që të bëjnë më shumë për të ulur tensionet sektare.





