– Durrsakët në “xhiron” globale: më 25 qershor kanë Ditën e marinarit, kurse më 27 qershor atë të amatorëve të peshkimit
– OKB bashkon në një ditë, më 1 qershor, dy festa: Ditën e fëmijëve, por edhe atë të prindërve
– Data “ekzotike”: të qumështit; qepjes dhe thurjes në vendet publike; vejushave; mbrojtjes së elefantëve në kopshtet zoologjike etj.
– Më 23 qershori 2013, ndërsa në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, në botë, me rezolutë të OKB-së, qeveritë janë të detyruara të nderojnë nëpunësit civilë
DURRËS, 31 maj 2013 –Për durrsakët qershori rezervon dy festa, që kanë të bëjnë me “emblemat” qytetit të tyre bregdetar: më 25 qershor është Dita ndërkombëtare e marinarit, kurse më 27 qershor Dita ndërkombëtare e amatorëve të peshkimit.
1 qershorin shqiptarët kanë dekada që e festojnë si Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, por vitin e kaluar Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e konsideron 1 qershorin edhe si Ditën botërore të prindërve.
Bashkimi në një ditë i dy festave është shumë domethënës.
Por muaji qershor “tregon” ndaj fëmijëve një kujdes të veçantë, pasi më 4 qershor është Dita ndërkombëtare e fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit; më 12 qershor është Dita botërore e luftës kundër futjes së fëmijëve në punë; më 16 qershor Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së fëmijëve të Afrikës.
Është interesant fakti që OKB-ja ka treguar ka miratuar rezoluta të tjera me karakter social: më 14 qershor është Dita botërore e dhuruesve të gjakut; më 15 qershor Dita botërore për ndërgjegjësimin ndaj keqtrajtimit të të moshuarve; më 20 qershor Dita botërore e refugjatëve; më 23 qershor Dita ndërkombëtare e vejushave; më 26 qershor Dita ndërkombëtare e luftës kundër narkomanisë dhe narkotrafikut dhe Dita ndërkombëtare e OKB-së në mbështetje të viktimave të torturave.
Ka një përkim interesant me 23 qershorin 2013, ndërsa në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, në botë, po me rezolutë të OKB-së, festohet Dita e OKB-së për funksionet publike ose Dita botërore e nëpunësit civil; pa harruar që këtë ditë zhvillohen vrapime në kuadrin e Ditës olimpike.
JA LISTA
1 qershor
“Dita ndërkombëtare e fëmijëve” (International Children’s Day).
“Dita botërore e prindërve” (Global Day of Parents).
“Dita ndërkombëtare e qumështit” (World Milk Day).
2 qershor
“Dita ndërkombëtare e pastrimit të ujëmbledhësve” (International Day of Water Cleaning).
4 qershor
“Dita ndërkombëtare e fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit” (International Day of Innocent Children Victims of Aggression).
5 qershor
“Dita botërore e mbrojtjes së mjedisit” (World Environment Day)
8 qershor
“Dita ndërkombëtare e qepjes dhe thurjes në vendet publike” (World Wide Knit in Public Day).
“Dita botërore e oqeaneve” (World Oceans Day).
9 qershor
“Dita ndërkombëtare e miqësisë” (International Friendship Day).
“Dita ndërkombëtare e akreditimit” (International Accreditation Day) .
12 qershor
“Dita botërore e luftës kundër futjes së fëmijëve në punë” (World Day Against Child Labour).
14 qershor
“Dita botërore e dhuruesve të gjakut” (World Blood Donor Day).
15 qershor
“Dita botërore për ndërgjegjësimin ndaj keqtrajtimit të të moshuarve” (World Elder Abuse Awareness Day).
16 qershor
“Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së fëmijëve të Afrikës” (International Day of the African Child).
17 qershor
“Dita botërore e luftës kundër shkretëtirëzimit dhe thatësirës” (World Day to Combat Desertification and Drought).
20 qershor
“Dita botërore e refugjatëve” (World Refugee Day).
“Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së elefantëve në kopshtet zoologjike” (International Day of Action for Elephants in Zoos).
21 qershor
“Dita botërore e muzikës” (World Music Day / Fête de la Musique).
“Dita ndërkombëtare e skejtbordingut” (Go Skateboarding Day).
23 qershor
“Dita ndërkombëtare olimpike e vrapimit” (International Olympic Day Run)
“Dita e OKB-së për funksionet publike / nëpunësit civil” (United Nations Public Service Day).
“Dita ndërkombëtare e vejushave” (International Widow’s Day).
25 qershor
“Dita ndërkombëtare e marinarit” (Interantional Day of the Seafarer).
26 qershor
“Dita ndërkombëtare e luftës kundër narkomanisë dhe narkotrafikut” (International Day against Drug Abuse and Illicit Trafficking).
“Dita ndërkombëtare e OKB-së në mbështetje të viktimave të torturave” (United Nations International Day in Support of Victims of Torture).
27 qershor
“Dita ndërkombëtare e amatorëve të peshkimit” (International Fishing Day).
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





