ITALI, 30 maj 2013 – Në natën e 25 majit, rreth orës 3.30, personeli që i përket "Squadra Volanti" i komisariatit të Sigurimit Publik të San Benedetto në Tronto ka vërejtur një person të dyshimtë përgjatë rrugës Viale Triestes. Operativi vendosi të kryejë një inspektim.

Personi shfaqi nervozizëm dhe u shqetësua menjëherë duke shfaqur teksa dridhej. U gjetën në një mbështjellëse zgare celofoni kokainë me peshë rreth 4 gram.

Policia sekuestroi gjithashtu 2 qese kokaine me një peshë prej 20 gram, tre qese që përmbanin 130 gram marijuanë, një pako e vulosur , e cila përmbante fara marijuana me  peshë  50 gram, një armë etj.

Të gjitha materialet në fjalë që i përkasin dy personave (Erlin Kadilliu lindur në Durrës më 1986/03/06 dhe Mirel Kadilliu lindur në Durrës në 1991/05/30) janë konfiskuar dhe 2 shqiptarët janë arrestuar. 

Vazhdojnë hetimet për të identifikuar vendet e furnizimit.