BRUKSEL, 30 maj 2013 – Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle ka përshëndetur miratimin e 3 ligjeve nga parlamenti shqiptar në seancën e jashtëzakonshme të ditës së sotme.
Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Fyle shprehet se mirëpret miratimin e ligjeve nga parlamenti.
Është e rëndësishme, thotë ai, që të vazhdohet me konsensusin ndërpartiak për të çuar vendin përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.





