TIRANE, 30 maj 2013 – "Duhet të mbrojmë rilindasit nga Edi Rama", deklaroi kryeministri Berisha nga Kamza ku tha se shqiptarët duhet të angazhohen për ruatjen e vlerave pasi Rilindja nuk identifikohet me Koço Kokedhimën.
"Ish kryetari i bashkisë për 11 vjet ndërtoi gjithsej 7 shkolla. Shkollat nuk u ndërtuan sepse ato donin troje, trojet na duheshin për Koçon, Fidelin. Falje publike duhet tu kërkosh qytetarëve të Tiranës, se le fëmijët e Tiranës në shkolla me 40-45 nxënës. Në Vlorë të morri Koçua, sepse atje mendon se tani është koha e ëalk-man të mëdha. Socialistë, demokratë, të paparti, çfarëdo që jeni, le të bashkohemi për të mbrojtur vlerat tona", tha Berisha.





