DURRES, 30 maj 2013 – Banorët e Plazhit, në Durrës, kanë mirëpritur kandidatin demokrat për deputet, ministrin e drejtësisë Eduard Halimi, dhe kanë duartrokitur alternativën e punës dhe zhvillimit të qeverisjes demokratike, përkundër alternativës së bllokimit të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Eduard Halimi, teksa bashkëbisedonte me banorët ai u shpreh duke thënë se, pavarësisht bllokimit të socialistëve, Partia Demokratike arriti të liberalizojë vizat, të privatizojë kabinat e Plazhit në favor të banorëve, të përshpejtojë proçesin e legalizimit, të furnizojë zonën me ujë të pijshëm.

“Pikërisht për këtë, – tha Eduard Halimi, – zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhja mes punës dhe bllokimit.”

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës, shprehën entuziasmin e tyre në mbështetje të Partisë Demokratike dhe, edhe pas takimit, bashkëbiseduan gjatë me ministrin Halimi.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/