DURRËS, 30 maj 2013 – Ditën e djeshme rreth orës 06.30, policia e Durrësit ka arrestuar shtetasitn Ilir Salija, 42 vjeç, banues në Gjuricaj Ishëm Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia më datë 24.05.2013 sepse me  datë 23.05.1013, rreth orës 19.20, pas një konflikti për motive të dobëta  kishte goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime në trup shtetases Sh.Xh., 38 vjeçe, në fshatin Gjuricaj,

Nga ana  e policisë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe pas konsultimit me prokurorin e çështjes, u konkludua ndjekja proceduriale e mëtejshme në gjendje të lirë e tij.

Mbi 42 vjeçarin Ilir Salija rëndon akuza për kryerjen e veprës penale  “Dëmtime të tjera me dashje”.