DURRËS, 30 maj 2013 –Ditën e djeshme, rreth orës 22:00 të mmbrëmjes, nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, u bë kapja e shtetases në kërkim Q.P., 22 vjeçe, banuese në Elbasan.
Kjo shtetase është kthyer dje nga Policia Italiane e Portit të Ankonës si person i kategorisë “Deportiv” dhe gjatë verifikimeve e veprimeve proceduriale që shërbimet e Policisë Kufitare ndërmorën, rezultoi shtetase e shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.
Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim datë 31.03.2010 e kishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Ushtrim i prostitucionit”.
Shtetësja në fjalë iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë së Policise Qarkut Elbasan per kryerjen e veprimeve te metejshme.





