Këngëtarja e mirënjohur durrsake, Rezarta Shkurta është shumë e lumtur që do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe këtë gëzim e shpreh edhe në rrjetet sociale.
26 vjeçarja ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook në të cilin dallohet barku i saj i fryrë.
E veshur me një fustan rozë, Rezi është shfaqur e mrekullueshme derisa ka thënë se e do shumë foshnjën të cilën ende se ka lindur.
“E çuditshme se si mund ta duash kaq shumë dikë kur ende se ke njohur”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë, ndërsa shumë miq dhe fansa të saj e kanë uruar.
Rezarta dhe Ermal Hoxha janë të martuar prej shtatë vjetësh tashmë ata po presin të bëhen prindër për herë të parë.





