DURRËS, 30 MAJ 2013 – Çelja e sezoneve turistike në vend ka përfshirë këtë herë edhe kandidatët për deputetë dhe krerët e forcave politike, të cilët kanë shfrytëzuar organizimet e njësive vendore për të kontaktuar dhe qenë më pranë elektoratit.
Një ditë më parë, komuna e Rrashbullit ka çelur sezoni turistik te Shkëmbi i Kavajës. Pas fjalës së çeljes nga kryetari i komunës Hysen Gashi dhe ftesës publike për të pushuar në këtë pjesë të Adriatikut, fjalën e kanë marrë dhe kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit të cilët kanë qenë të pranishëm në aktivitet.
Fjalët dhe premtimet e rastit për një sezon të suksesshëm dhe zhvillim në vijimësi të zonave turistike janë pasuar nga një ndeshje volejbolli që është ndjekur me interes nga të pranishmit.
Ata që janë argëtuar më shumë kanë qenë vetë lojtarët, kandidatët për deputetë dhe të rinj të veshur me bluzat e stampuara me logon e Partisë Demokratike.
/v.q. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





