KUKËS, 30 maj 2013 – Një 60-vjecar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Aksidenti i rëndë u shënua në lagjen numër 2 të Kukësit, ndërkohë që policia bën me dije se i plagosuri Nustret Tafhasi pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. 

Nga hetimet parake, mësohet se 60-vjecari po kalonte rrugën, ku papritur është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga shtetasi Bujar Bilali.

Drejtuesi i mjetit ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurin, duke e transportuar në spitalin rajonal 

Policia nis hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.