HANI I HOTIT, 30 maj 2013 – Një sasi prej 210 kg bime narkotike e tipit kanabis është sekuestruar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Hanit të Hotit nga policia kufitare. 

Lënda narkotike u gjet e fshehur brenda një furgoni tip benz me targa “AA278 GH”, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit 27-vjecari Gentian Mehmeti. 

Policia bën të ditur se droga u gjet e fshehur në tavanin e furgonit e ndarë në 116 pako. Nisin hetimet.