·         8800 tonë karburante më tepër se 4-mujori i parë i vitit 2012

DURRËS, 29 maj 2013 –Zhdoganimi i karburanteve mush “xhepat” e shtetit, dogana e Durrësit, më kryesorja në vend, ka rritur me 6.5 për të ardhurat e periudhën janar-prill 2013 në krahasim me 4-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Sikurse njofton Aleks Kalemasi, korrespodenti i Durrësit për televizionin Albanian Screen, minimizimi i evazionit fiskal në mallrat të akcizës, rritja e importit të karburanteve dhe eksporti i mallrave fason kanë ndikuar që këtë vit dogana e Durrësit të arkëtojë 6.5 për qind më tepër të ardhura se periudha janar-prill 2012.

Muaji më pozitiv, që ka rregulluar bilancin, është prilli, kur të ardhurat u rritën me 34 për qind.

Kalemasi ka intervistuar Jaçe Hysollin, drejtor i degës së doganës Durrës, që thotë se “struktura e mallit me peshën më të madhe janë importet, në veçanti ato karburanteve. Janë zhdoganuar rreth 8800 tonë karburante më tepër. Kemi dhe një rritje të vëllimit të mallrave për eksport”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/