TIRANË, 29 maj 2013 –Vazhdon veprimtaria sizmike në Shqipëri teksa dy ditët e fundit janë regjistruar tri lëkundje të lehta tërmeti nga jugu në veri.

Sipas Rrjetit Sizmologjik Shqiptar, më 28 maj 2013, në orën 8:28:27, është ndier një tërmet i lehtë me magnitudë 2,7 në thellësinë 7 km. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat, 25 25 km në jug të qytetit të Vlorës (koordinatat 40.24°N, 19.55°E).

Pastaj sizmiciteti është shpërngulur në veri të vendit, në Dragobi (koordinatat 42.48°N, 20.05°E), ku, më 28 maj 2013, ora 21: 44:15, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 2 në thellësinë 6 km.

Kurse më 29 maj 2013, ora 07:11:12, lëkundja e tokës, me magnitudë 2.2, epiqendër 7 km, është regjistruar në Shëngjin (koordinatat 41.83°N, 19.54°E).

Nuk ka pasur njoftime për viktima dhe dëme materiale në të tri vendndodhjet e tërmeteve.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/