TURQI, 29 maj 2013– Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve me personalitete të ndryshme në Europë, për t’u konsultuar mbi qeverisjen e PS-së, në rast se kjo e fundit vjen në pushtet.

Ai ka qenë gjatë ditës së sotme në Turqi, ku është pritur në një takim nga kryeministri Erdogan.

Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e tij. Mikëpritje e rrallë. Interesim e respekt i madh për shqiptarët”, shprehet Rama.

Sipas tij, në takim është diskutuar për “luftën kundër korrupsionit e papunësisë, ndalja e rrënimit në arsim e shëndetësi, rilindja ekonomike e sociale, arritjet e tij sot, tonat nesër”.

Në fund, Erdogan i ka dhuruar edhe një kopje të librit të vet Ramës, me një dedikim për këtë të fundit.