KUKES, 29 maj 2013– Kryebashkiaku i Kukësit i zgjedhur nga PD-ja, ka zyrtarizuar sot largimin nga kjo forcë politike për t’u bashkuar me LSI-në.
Me anë të një deklarate publike, Hasan Halili sqaron arsyet e vendimit e largimit. Sipas tij, PD-ja nuk i ka mbajtur premtimet për qytetin e Kukësit.“Prej 6 vitesh kam bërë shkresë për një shkollë të re në qytet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende”- thotë Halili.
Më tej ai akuzon edhe ministrin e Transporteve Sokol Olldashi, si personin që ka bllokuar realizimin e disa projekteve për Kukësin. Ndërkohë që shpreh mbështetjen e tij për kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.





