POGRADEC, 29 maj 2013 – Plagoset rëndë me armë zjarri roja i një lokali lojërash fati në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një person i armatosur dhe i maskuar ka tentuar të grabisë një lokal që ndodhet në qendër të Pogradecit. 

Gjatë përballjes me rojën e lokalit, i cili ka tentuar ta pengojë të futej brenda, grabitësi e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Menjëherë pas përballjes me rojen, grabitësi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij. 

Mësohet se 26-vjeçari Gentian Lushka ka marrë plagë të rënda në trup dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.