DURRES, 29 maj 2013 – Drejtori për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit  Jonathan Moore, foli nga Durrësit për ngërçin e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, por edhe për procesin para e pas zgjedhor, duke ofruar mbështjetjen e SHBA-së.

"Situatë më pozitive do të ishte nëse KQZ-ja do të ishte e plotësuar me 7 anëtar pasi vetëm 4 janë funksional, ne shpresojmë që kjo do të ndodhë. Plotësimi i KQZ-ës me 7 anëtar mund të zgjidhet shumë shpejt ose mund të mos zgjidhet shumë shpejt. Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin një vëmendje tejet të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve, ndaj ka institucione të tjera që kanë një rol të rëndësishëm siç është kolegji elektoral zgjedhor. Ne duam që votuesit shqiptar të jenë besim plotë ndaj institucioneve përsa i përket procesit të zgjedhjeve dhe  ne do të japin vëmendje tejet të shtuar jo vetëm procesit zgjedhor por edhe pas 23 qershorit", theksoi në fjalën e tij Moore.

Deklarata e Moore, erdhi pas takimit që pati me kreun e bashkisë Vangjush Dako, ndërsa më pas  përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit,  u takuan në një takim me dyer të mbyllura me prefektin Genc Juka dhe kryetarin e partisë Demokratike në Durrës Igli Cara. 

Moore e ka vazhduar axhendën e tij të takimeve me deputetin e Frymës se Re Demokratike Gazmend Oketa.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/