Një 25 vjeçar nga shteti amerikan Washington akuzohet se kishte lënë në frigorifer për një orë vajzën e tij gjashtë javëshe që të pushonte së qari.

Për të është caktuar gjoba një milion dollarë.

Mjekët besojnë se foshnja do të shpëtojë edhe pse ka qenë në temperaturë -12 gradë celsius, por thonë se është ende herët të flitet për komplikimet e mundshme, ka thënë prokurori Mark Lindqwist.

Temperatura e foshnjës ka rënë në 29 gradë celsius dhe ajo ka pasur një dorë e një këmbë të thyer dhe kokën e lënduar, kanë kosntatuar mjekët.

Taylor James Dutsch është deklaruar të mos jetë fajtor për akuzat sulm ndaj foshnjës, keqtrajtim kriminal, pengim për paraqitje të dhunës familjare.

Atë po e mbron avokati sipas detyrës zyrtare. 

Dutsch u ka thënë policëve se foshnjën e ka futur në frigorifer “pasi ka qenë i lodhur duke e dëgjuar të qajë".

Ai ka shtuar se kishte rënë të flinte dhe se ishte zgjuar kur nëna 22 vjeçare e foshnjës ishte kthyer në shtëpizën e rimorkios. 

Foshnja kishte qenë e veshur kur nëna ishte larguar dhe ishte vetëm në pelena kur u nxorr nga frigoriferi.

Babai akuzohet edhe se i kishte rrëmbyer nënës telefonin ndërsa ajo po i telefononte për ndihmë policisë.

Gjykimi kundër tij është vendosur për datën 15 korrik.