KUKES, 29 maj 2013 – Policia e Kukësit ka arrestuar në fshatin Borje Afrim Zenelin, një i dënuar i cili mori leje dhe nuk u rikthye më në burgun e Burrelit.

Afrim Zeneli ishte larguar me leje nga burgu me një leje 5-ditore, por pas përfundimit të saj nuk është rikthyer më në ambientet e këtij institucioni.

Policia e Kukësit ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të Zenelit, orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në vendlindjen e tij, në fshatin Borje të Kukësit.

I dënuari Afrim Zeneli, i cili vuante dënimin në burgun e Burrelit, u arratis nga burgu 6 muaj para se t’ipërfundonte koha e vuajtjes së dënimit .