Adoleshentja zbulon se i dashuri ishte i martuar, hidhet nga kati i tretë me qëllim vetëvrasjen. Shpëton pasi poshtë e prisnin dyshekët e shpëtimit.
Ngjarja është shënuar sot në një apartament në Hangzhou, qytet në lindje të provincës Zhejiang në Kinë.
Vajza kishte zbuluar që i dashuri të cilin ajo e adhuronte ishte i martuar dhe se ai e kishte mashtruar për lidhjen e dashurisë mes tyre.
Përvecse i martuar, kinezi kishte dhe një vajzë 10 vjeçe, fakt dhe ky i mbajtur i fshehur për adoleshenten. 19-vjeçarja nuk i ka përballuar të gjitha këto ndaj ka hipur në hekurat e ballkonit dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet.
Pavarësisht thirrjeve të forcave të shpëtimit që tentuan ta tërheqin nga pjesa me rrezik e ballkonit, adoleshentja është hedhur, por ka rënë direkt e në dyshekët me ajër dhe ka shpëtuar.





