Një burrë i panjohur deri më tani, i zhveshur lakuriq i befasoi kalimtarët e rrugës "Brigadat partizane" në Shkup, në afërsi të portës në Bunjakovec.

I zhveshur si i lindur nga nëna ai tentoi që të hypë në autobusin urban, por kjo tentativë e tij nuk i doli e suksesshme, kështu që destinacionin e tij vendosi ta vazhdojë në këmbë duke vazhduar rrugën e qendrës së Shkupit.

Portali Plusinfo  njofton se ka parë se si policia e ka arrestuar dhe ka ndalur ecjen e tij nudo nëpër rrugët e Shkupit.