TIRANË, 28 maj 2013- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të misionit OSBE/ODIHR dhe menjëherë pas tij ka dalë në një konferencë për shtyp. Duke e ndalur vëmendjen e tij tek funksionimi i KQZ-së Dule akuzoi kryeministrin Berisha se ka krijuar një situatë të papranushme në KQZ, ndërsa shton se me këtë ai do të cënojë edhe zgjedhjet.
“KQZ është institucioni i dhunuar nga Berisha nëpërmjet të cilit synon që të dhunojë edhe procesin zgjedhor. Situata e krijuar është e papranueshme nga cdo këndvështrim. Përgjegjësia konkrete ka emër dhe mbiemër, është Sali Berisha që me cdo kusht dhe mënyrë kërkon që të cënojë edhe procesin zgjedhor të 23 qershorit. Është i njëjti emër që përgjatë këtyre 22 viteve e ka shndërruar procesin zgjedhor të drejtë, të lirë, të barabartë dhe të pakontestueshëm në mision të pamundur. Duhet reflektim i menjëhershëm KQZ rikonstituim sipas barazisë. E vemja mundësi për zgjedhje normale”, u shpreh Dule.
I pyetur lidhur me akuzat që kryeministri ka bërë në adresë të kreut të PBDNJ-së për pazare, Dule u shpreh.
“Dëshiroj ti drejtohem kryeministrit me një thënie të lashtë greke. Nuk mund të gjykoj të tjerët duke u nisur nga vetja, njeriu i pazareve të mbrapshta sic është ai kujton se të gjithë mund të bëjnë pazare me parimet, vlerat dhe Kushtetutshmërinë. Anëtari i KQZ Jani Jani si cdo qytetar i i përgjegjshëm nuk do pranonte të bëhej palë me SB për të manipuluar procesin zgjedhor, ne kemi bërë një pazar të vetëm, por me të gjithë mbështetësit tanë, qytetarët dhe komunitetet, që më 23 qershor të sjellim një realit tjetër i ndryshëm nga ai që ka kultivuar Sali Berisha ku do respektohet vullneti i sovranit dhe që zgjedhjet të mos jenë më mision i pamundur në vendin tonë”, theksoi Dule.





