TIRANË, 28 maj 2013- Gjatë mesditës së sotme, në telefonat celularë të shqiptarëve ka ardhur një sms nga kryeministri Berisha, që numëron arritjet e qeverisë.
“Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shume, por kemi ende shumë për të bërë. Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 067 2099410. Miqësisht, Sali Berisha”.
Kështu shkruhet në mesazhin e dërguar sot në mesditë nga stafi i kryeministrit Berisha, drejt abonentëve të kompanive celulare në vendin tonë.
Por, një prej këtyre abonentëve që ka marrë mesazhin e kryeministrit ka qenë edhe lideri i opozitës Edi Rama. Ndoshtarastësisht, ndoshta jo. Sidoqoftë, Rama nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje kryeministrit përmes një postimi më rrjetet sociale.
Ja çfarë shkruan Rama:
“Më erdhi një sms nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë të punojë gjysh full time tani se dhe rrugët u lodhën me të:-)”





