TIRANE, 23 maj 2013- Me ngjyrat e një feste PS ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale, duke prezantuar 33 kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.
Duke iu drejtuar qindra mbështetësve të partisë më të madhe opozitare që kishin mbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kreu i PS, Edi Rama i kërkoi kryeqytetasve që me votën e tyre të rimarin fitoren e vjedhur në 2011.
Legalizimet e banesave dhe heqje të taksës së biznesit të vogël kanë qenë premtimet e kreut socialist, Edi Rama për tiranasit.
“Ky është takimi më entuziast që kam parë në Tiranë që nga viti 2000. E keni bërë pallatin e Sportit zemrën e PS. Ju sot po shpërndani në gjithë Tiranën dhe Shqipërinë fuqinë e jashtëzakonshme të Rilindjes. Tirana është zemra e gjithë Shqipërisë, zemra e cila merr gjak nga të gjitha rrethet e vendit. Kjo është Tirana ku gjithë shqiptarët ëndrrimtarë erdhën dhe ndërtuan një Amerikë të vogël. Ata presin që shteti ti kthejë në pasuri të patundshme të tyre. Zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër dhe duke shënuar një kryq te numri 29 te PS do ti kthejë vetes shtëpinë e tij përjetësisht në një pasuri të patundshme” tha ai.
Rama më tej ka premtua clirim të administratës publike nga duart e pushtetit. Edhe pse ironizoi sërish Kryeministrin Berisha lidhur me infrastrukturën, ai shtoi se në programin e PS nuk mungojnë edhe projekte infrastrukturore.
“Ne jemi epoka e re. Taksa e sheshtë që u vendos mbi taksën e biznesit të vogël po i merr frymën biznesit të vogë dhe po bëjnë që cdo orë në Shqipëri të mbyllet një biznes. U them gjithë tironësve dhe tiranasve, që jetojnë me gjithcka që u jep mundësinë dhe ushqehen me një punë të ndershme se duke votuar PS do ta heqin taksën e biznesit të vogël, do ta përgjysmojnë tatimin mbi fitimit dhe do marrin frymë.
Tirana është dhe kryeqyeti nga ku nisi lëvizja e madhe demografike për të përmbysur regjimin e vjetër dhe hapur një rrugë të re. Në 23 qershor çdo mësues, pedagog dhe prind do t’ja shkulim nga kthetrat e pushtetit politik, lirinë, lirinë që i duhet cdokujt. Pas 23 qershorit sdo të ketë më asnjë rrogëtar të shtetit që do i nështrohet tekave të cilitdo pushteti. Kryeministri e ka zgjidhjen për cdo pyetje tuaj, vetëm rrugë. Ne sigurisht që kemi një projekt edhe për infrastrukturën, vërtet në 2011 na e vodhën Tiranën, por në 23 qershor Tirana si asnjëherë tjetër do votojë ndëshkimin dhe Rilindjen dhe ne do marrim projektin tonë të Tiranës Europiane” deklaroi Rama.
Mbyllja e këtij mitingu nuk i ngjasonte asnjë prej takimeve të ngjashme të zhvilluara nga PS. Deputetët dhe kryetari i tyre, Edi Rama, u bashkuan me ritmet e këngës “ Ku ka si Tirana?”, të cilës këtë herë iu shtua edhe një varg, “Ku ka si PS?”.
JA LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PS – QARKU TIRANË
1. PANDELI MAJKO
2. SAIMIR TAHIRI
3. VASILIKA HYSI
4. DITMIR BUSHATI
5. FATMIR XHAFAJ
6. LINDITA NIKOLLA
7. BESNIK BARAJ
8. XHEMAL QEFALIA
9. SADRI ABAZI
10. PARID CARA
11. SPARTAK BRAHO
12. ARTAN GAÇI
13. PJERIN NDREU
14. RAKIP SULI
15. MILENA HARITO
16. DASHAMIR PEZA
17. ENKELEJDA SHKRELI
18. ERVIN BUSHATI
19. BLEDAR DORACAJ
20. ALFRED DALIPI
21. SADI VORPSI
22. BLERINA GJYLAMETI
23. PETRIT VARGU
24. ARBEN SEFERAJ
25. SHAQIR SHEHU
26. BLENDI NALLBANI
27. ERJETA ALHYSA
28. RODOLF XHILLARI
29. IBRAHIM KALEMI
30. AFRIM QENDRO
31. AZBI ARAPI
32. LAVDRIM SAHITAJ
33. PETRIT DESKAJ
34. BESIM RUCI





