DURRES, 25 maj 2013- Rama nga autobusi mavi, zbriti në plantacionet me ullinj, financime të Qeverisë Berisha në komunën Rrashbull, në Qarkun e Durrësit.

I sakëlldisur për këndin e tokës, kudo punuar nga fermerët e Rrashbullit, rrenacaku Rama me asnjë orë pune në CV-në e tij, dha leksionet e rradhes “trillo dhe moho”.

Ky është reagimi i kandidates së PD në Qarkun e Durrësit, Albana Vokshi lidhur me takimin e kreut të PS me fermerët në Rrashbull. Sipas saj, Rama pati paturpësine të përrallisë pasi ju mohoi fermerëve të Rrashbullit dhe gjithë Durrësit miliona euro investime që do vinin nga statusi që ka bllokuar prej 8 muajsh.

“Në çdo arritje të Shqipërisë është vula e PD, ndërsa Rama me qëndrimet e tij ka qënë kundër çdo progresi të shqiptarëve. Ishte kundër heqjes së vizave, kundër investimeve të ëndërrave shekullore të shqiptarëve si rruga e Kombit apo tuneli i Krrabës dhe rruga e Elbasanit. Rrashbulli do ta lërë në autobus Ramën sepse Rrashbulli do të ecë përpara, shumë përpara për më shumë investime, punësim dhe mirëqenie. Rrashbulli do të votojë Sali Berishën për të zhbllokuar proceset e pista politike të të dështuarit të përjetshëm, Edvin Rama” – tha Vokshi.